Ndërlidhjet

Fuele, nga nesër, për vizitë dyditore në Bosnjë


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, do të arrijë nesër në Bosnjë e Hercegovinë, për një vizitë dyditore.

Para shkuarjes, ai u është drejtuar politikanëve dhe qytetarëve të Bosnjës me një letër, të publikuar në ueb-faqen e Delegacionit të BE-së në Bosnjë.

“Me shqetësim të madh përcjell ngjarjet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë. Ka një lidhje të veçantë midis vendit tuaj dhe BE-së, sepse ju punoni për anëtarësimin e Bosnjës në BE, ndërsa ne kujdesimi për përparimin dhe zhvillimin e saj. Nëse Bosnja stagnon, një gjë e tillë është në kundërshtim me çdo gjë që mbështet BE-ja”.

“Mos dyshoni se s’kemi dëgjuar zërat nga rrugët e Tuzllës, Sarajevës dhe shumë qyteteve të tjera. Të hënën, vi përsëri në Sarajevë. Bashkimi Evropian është i angazhuar ndaj qytetarëve të Bosnjës”, ka thënë pos tjerash Fuele.

Në disa qytete të Bosnjës vazhdojnë ende protestat kundër qeverisë.
XS
SM
MD
LG