Ndërlidhjet

logo-print

Nesër nis fushata për zgjedhjet në Mitrovicën V.


Mitrovicë - foto arkivi

Mitrovicë - foto arkivi

Fushata për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore do të nisë nesër dhe do të zgjasë pesë ditë.

Zgjedhjet lokale në këtë komunë do të përsëriten më 23 shkurt, pasi kryetari i zgjedhur vitin e kaluar, Kërstimir Pantiq, ka refuzuar të bëjë betimin sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Në garë janë katër kandidatë: Oliver Ivanoviq nga Lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia", Goran Rakiq nga Iniciativa Qytetare Serbe, Musa Miftari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.
XS
SM
MD
LG