Ndërlidhjet

logo-print

Barroso: Një Skoci e pavarur, vështirë në BE


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se “do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, në mos e pamundur” që një Skoci e pavarur t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se një Skoci e pavarur do të duhej të aplikonte për anëtarësim dhe të merrte miratimin e të gjithë vendeve anëtare.

“Në rast se ka një shtet të ri, të dalë nga një shtet aktual anëtar, ai do të duhet të aplikojë. Do të jetë jashtëzakonisht i vështirë miratimi i të gjitha shteteve tjera anëtare për një anëtar të ri që vjen nga një shtet anëtar”, ka thënë Barroso.

Ai ka cituar këtu shembullin e mosnjohjes së Kosovës nga Spanja.

Ministri skocez i Financave i ka cilësuar komentet e tij si “mjaft qesharake”.

Referendumi skocez për pavarësinë do të mbahet më 18 shtator. Votuesit do të duhet t’i përgjigjen me po ose jo pyetjes: “A duhet Skocia të jetë një vend i pavarur”.
XS
SM
MD
LG