Ndërlidhjet

Ashton mirëpret kompromiset e bëra në Ukrainë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i ka bërë thirrje Kievit që të hedhë poshtë të gjitha rastet gjyqësore që rrjedhin nga protestat pro-evropiane.

Ashton ka thënë se hapat e fundit, si lirimi i të gjithë protestuesve të burgosur dhe lirimi i bashkisë së Kievit, ndihmojnë në qetësimin e situatës në Ukrainë.

“Këta janë hapa të rëndësishëm”, ka thënë Ashton, e cila ka bërë vizita të vazhdueshme në Kiev, në përpjekje për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës politike.

Protestuesit antiqeveritarë në Ukrainë kanë liruar të dielën bashkinë e Kievit dhe ndërtesat e tjera qeveritare, si kusht për lirimin e të gjithë protestuesve të burgosur nga autoritetet. Godinat kanë qenë të okupuara për më shumë se dy muaj.

“U bëj thirrje autoriteteve ukrainase që të mbyllin tani të gjitha rastet e pazgjidhura gjyqësore, përfshirë arrestet shtëpiake”, ka thënë Ashton.

“Pres që një veprim i tillë të ndërmerret pa vonesa, në mënyrë që të lehtësojë dialogun politik, këtë javë, në Parlament”, ka shtuar ajo.

Ashton nuk ka qartësuar se cilave raste gjyqësore apo arreste shtëpiake u referohet.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG