Ndërlidhjet

logo-print

Hapet sot fushata për Mitrovicën e Veriut


Ilustrim

Ilustrim

Nisën sot fushata për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet për këtë komunë do të zhvillohen më 23 shkurt, meqenëse kryetari i zgjedhur në ciklin e rregullt zgjedhor, Kërstimir Pantiq refuzoi të bëjë betimin, sipas ligjeve të Kosovës.

Fushata në këtë komunë do të zgjat vetëm pesë ditë.

Në garë për të parin e Mitrovicës së Veriut, janë katër kandidat.

Dy nga komuniteti serb, ku favorit shihet Olliver Ivanoviq, nga nisma qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” në raport me Goran Rakiq, nga Lista Serbia.

Në kampin shqiptarë, në garë janë Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Musa Miftari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG