Ndërlidhjet

Princi saudit vazhdon vizitën në Pakistan


Princi Salman bin Abdulaziz Al-Saud (Ilustrim)
Princi Salman bin Abdulaziz Al-Saud (Ilustrim)
Princi saudit Salman bin Abdulaziz Al-Saud do të takoj liderët ushtarakt pakistanez të hënën, në ditën e tij të tretë dhe të fundit në këtë shtet.

Princi saudit, i cilië shtë po ashtu edhe zëvendëskryeministër dhe ministër i mbrojtjes në Arabinë Saudite, pritet të nënshkruajë një pakt të sigurisë me autoritetet pakistaneze të hënën.

Që prej arritjes së tij në Pakistan të shtunën, princit saudit është takuar me kryeministrin Nawaz Sharif dhe presidentin Mamnoon Hussain.

Zyrtarët në Islamabad njoftojnë se bisedimet janë zhvilluar rreth mundësisë së bashkëpunimit, në interes rajonal dhe ndërkombëtar për fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe çështjeve që ndërlidhen me islamin.

Në delegacionin mbretëror saudit është edhe ministri i punëve të jashtme, si dhe ministri i ekonomisë dhe planifikimit, dhe ministrat e tregtisë dhe industrisë.
XS
SM
MD
LG