Ndërlidhjet

Nis sot zbatimi i ligjit të amnistisë në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Prokurori ukrainas i shtetit thotë se të hënën nis zbatimi i ligjit të kushtëzuar të amnistisë, i cili liron nga të gjitha akuzat protestuesit e arrestuar në tre muajt e fundit.

Kryeprokurori njoftoi të dielën mbrëma se ministria e brendshme ka konfirmuar se protestuesit i janë përgjigjur të gjitha kushteve që kërkoheshin për të nisur zbatimin e ligjit – duke liruar ndërtesat e okupuara qeveritare, dhe duke larguar barrikadat nga rruga Hrushevsky në Kiev.

Protestuesit janë larguar të dielën nga ndërtesa administrative në Kiev, pak kohë pasi lideri opozitar tha se të gjithë demonstruesit e arrestuar janë liruar nga araburgimi.

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka uruar protestuesit për lëvizjen e tyre, si dhe autoritetet për lirimin e “gati të gjithë” protestuesve anti-qeveritar nga burgu.

Ashton po ashtu i ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase “që të mbyllin tani të gjitha rastet gjyqësore, dhe të lirojë të gjithë të akuzuarit nga arresti shtëpiak”, për t’i ndihmuar Ukrainës të ecën para në dialogut politik.

Parlamenti ukrainas pritet të mblidhet prapë këtë javë, ndërsa sipas Ashton kjo është arena ku duhet të debatohet mes palëve.
XS
SM
MD
LG