Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden 16 trupa nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal


Ilustrim

Ilustrim

Trupat e gjashtëmbëdhjetë pasagjerëve të cilët pësuan nga rrëzimi i aeroplanit, janë gjetur të hënën në perëndim të Nepalit, njofton policia.

Ekipet shpëtimtare thonë se po kërkojnë edhe për dy viktima.

Sipas forcave të rendit, trupat janë vështirë të identifikueshëm, ndërsa ekipet shpëtimtare po mbledhin pjesë të trupave të shpërndarë gjithandej vendit ku u rrëzua fluturakja.

18 persona ishin gjithsej në bord, kur aeroplani i tyre u rrëzua të dielën mbrëma, për shkak të motit të lig.

Autoritetet i aviacionit civil në Nepal njoftoi se 14 nga viktimat ishin të moshës madhore.

Një udhëtar ishte me shtetësi daneze, ndërsa të gjithë të tjerë nepalez.
XS
SM
MD
LG