Ndërlidhjet

logo-print

Ateron në Zvicër aeroplani i rrëmbyer, arrestohet i dyshuari


Ilustrim

Ilustrim

Ka ateruar në Gjenevë një aeroplan i rrëmbyer, ndërsa policia ka arrestuar rrëmbyesin, raportojnë mediet zvicerane të hënën.

I dyshuari është prangosur ndërsa të gjithë udhëtarët janë mirë, raporton televizioni zviceran.

Sipas zëdhënësit të aeroportit të Gjenevës, Bertrand Stampfli, udhëtarët e këtij fluturimi kanë nisur të zbresin nga aeroplani.

Fluturimi i avio-kompanisë Ethiopian Airlines, ishte nisur të dielën mbrëma nga Addis Abeba, ndërsa destinacion kishte qytetin e Romës.

Mirëpo, i njëjti ishte detyruar që të ndërroj kursin, dhe të vazhdoj për në aeroportin e Gjenevës, ka lajmëruar Ethiopian Airlines.

“Të gjithë pasagjerët, dhe ekuipazhi janë mirë”, thuhet në njoftimin e kësaj avio-kompanie.

Të gjithë fluturimet e tjera për në aeroportin e Gjenevës, janë anuluar, njofton televizioni zviceran.
XS
SM
MD
LG