Ndërlidhjet

Edhe një vdekje nga virusi vdekjeprurës në Arabia Saudite


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Rijad njoftojnë se edhe një burrë saudit ka vdekur nga virusi respitator që ndërlidhet me SARS-in, duke e çuar në 60 numrin e viktimave që kanë pësuar në mbretëri.

Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite, njoftoi se ky burrë ka vdekur të dielën në një spital në Rijad.

Viktima ishte në mesin e viktimave të infektuar, nga 145 sa janë identifikuar së fundi si të infektuar nga ky visur, i cili ka prekur Arabinë Saudite për herë të parë në shtator të vitit 2012.

Virusi i ri është i ndërlidhur me SARS-in, sindromën e rëndë akute respiratore, i cili ka vrarë 800 njerëz në nivel global, që kur është identifikuar për herë të parë në vitin 2003.

Ai i takon familjes së viruseve, që zakonisht shkaktohet nga të ftohti.
XS
SM
MD
LG