Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi - Arrestohen gjashtë terroristë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Policia kirgize ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar si pjesëtar të një rrjeti terrorist, në rajonin jugor Osh.

Komiteti për Siguri Kombëtare në Kirgizi, njoftoi të hënën se disa anëtarë të këtij grupi kanë qenë të trajnuar në kampet e organizatave terroriste që veprojnë në Siri.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit po planifikonin që të “blejnë armë dhe pajisje të posaçme elektronike për të kryer sulme në Osh dhe Bishkek”.

Hetuesit policor në Osh akuzojnë të dyshuarit për një mori veprash penale, përfshirë edhe komplot për kryerje të sulmeve tërroriste, formim të një grupi kriminal, armëmbatje pa leje, literaturë ekstremiste etj.
XS
SM
MD
LG