Ndërlidhjet

S’ka negociata mes talebanëve e pakistanezëve


Ilustrim
Ilustrim
Negociatorët qeveritar pakistanez kanë anuluar të hënën bisedimet e paralajmëruara paqësore me talebanët, pasi një fraksion i këtij grupi pretendon se ka ekzekutuar 23 ushtarë që kidnapoi në veri-perëndim të këtij rajoni tribal.

Fraksioni i njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) nga qarku Mohmand njoftoi përmes një komunikate që lëshoi të dielën mbrëma se ka vrarë 23 pjesëtarë të trupit paramilitar të Korpusit Kufitar, të cilët i kishte kidnapuar në vitin 2010.

As ushtria dhe as qeveria nuk kanë konfirmuar këto vrasje.

Vrasjet thuhet se janë hakmarrje për vrasjet jashtë-gjyqësore të bashkëluftëtarëve të talebanëve, që ky fraksion pretendon se janë ekzekutuar përderisa ishin në paraburgim.

Sipas kryenegociatorit qeveritar pakistanez Irgan Siddiqui, tha se bisedimet e parapara për të hënën janë “të pakuptimta...pas incidentit të vrasjes së zyrtarëve të kidnapuar”.

Ai e ka përshkruar incidentin si “të trishtueshëm dhe të dënueshëm”.
XS
SM
MD
LG