Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei dyshon që negociatat nukleare do të çojnë diku


Ilustrim

Ilustrim

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të hënën se përderisa nuk është kundër bisedimeve bërthamore me fuqitë botërore, negociatat “nuk do të çojnë askund”.

“Disa nga zyrtarët e qeverive të mëparshme, si dhe ata të tashëm, mendojnë se problemi do të zgjidhet nëse negociojnë rreth çështjes bërthamore”, citohet të ketë thënë Khamenei në vërejtjet që janë publikuar në portalin e tij khamenei.ir.

“Po e përsëris se jam optimist rreth këtyre negociatave, dhe ato nuk do çojnë askush, por unë nuk jam kundër tyre”, ka shtuar ai.

Teherani zyrtar ka zhvilluar bisedime me gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, dhe Gjermaninë, me të cilët është marr vesh për të pezulluar programin e pasurimit të uraniumit.

Si shpërblim, fuqitë botërore kanë pranuar t’i largojnë një set sanksionesh të vëna Iranit.
XS
SM
MD
LG