Ndërlidhjet

Basha: Përvjetori i pavarësisë të shërbejë si reflektim pozitiv për arritjet


Lulzim Basha, foto nga arkivi
Lulzim Basha, foto nga arkivi
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në urimin e tij për gjashtë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë pavarësi si “projekt të zemrës dhe kombit shqiptar kudo në Ballkan”.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, zoti Basha ka uruar që "ky përvjetor të shërbejë si një reflektim pozitiv, për hapat e mëdhenj, gjigantë do të thoja Kosova ka hedhur në këtë dekadë të fundit duke konsoliduar lirinë e fituar me gjak dhe sakrificë, duke formalizuar pavarësinë e dëshiruar dhe projektuar nga elita e mendjes, e shpirtit dhe kurajos së shqiptarëve të Kosovës dhe duke projektuar të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Kosovës, si projekt që garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht prej përkatësisë etnike”.

“Si projekt i zemrës, i shqiptarëve të Kosovës dhe i kombit shqiptar kudo në Ballkan, dhe si projekt që sëndërton të gjitha rrethanat për të përparuar me ato çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës që kanë të bëjnë me një klimë më të mirë ekonomike, me mundësi më të mëdha për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për punësim dhe për mirëqenie, dhe me një perspektivë sa më të mirë për rininë e Kosovës, e cila është demonstruar, padyshim si një rini me kapacitete dhe vlera evropiane gjatë periudhave të transformimeve të mëdha që Kosova ka njohur në këto vite të lirisë dhe këto 6 vite të Pavarësisë”, ka thënë zoti Basha në urimin e tij.
XS
SM
MD
LG