Ndërlidhjet

Renzi caktohet sot kryeministër i ri i Italisë


Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano pritet ta bëjë të ditur sot prijësin e ri të qeverisë italiane (Ilustrim)

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano pritet ta bëjë të ditur sot prijësin e ri të qeverisë italiane (Ilustrim)

Presidenti italian Giorgio Napolitano pritet të caktoj të hënën liderin e qendrës së majtë, Matteo Renzi, si kryeministër të ri të shtetit.

Renzi ka premtuar që do të përshpejtojë reformën ekonomike dhe politike, pasi largoi bashkëpartiakun Enrico Letta nga kryeministria.

Në moshën 39 vjeçe, ai do të bëhet italiani më i ri ndonjëherë që drejton qeverinë, duke e mundur për pak javë diktatorin fashist Benito Mussolini, kur kishte marr atëbotë pushtetin.

Renzi ka nisur takimin me presidentin Napolitano në pallatin presidencial në Romë, ndërsa pas takimit pritet të bëhet publik emërimi i tij në krye të qeverisë italiane.

Renzi është sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratikë, dhe kryebashkiak i Florence.

Ai ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të caktojë kabinetin e ri, ndërsa për këtë gjë ka nisur negociatat edhe me partnerin e koalicionit, nga krahu konservativ.

Mediet italiane sugjerojnë se i tërë procesi i kompletimit të qeverisë do të mbarojë deri në fund të javës, kurse Renzi më pas do të paraqes veten dhe kabinetin e tij për votim në parlament.
XS
SM
MD
LG