Ndërlidhjet

Kina dërgon emisar në Korenë e Veriut


Ilustrim
Ilustrim
Republika Popullore e Kinës njoftoi të hënën se po planifikon që të dërgojë një diplomat të lartë në Korenë e Veriut, tri ditë pasi i premtoi sekretarit amerikan të shtetit John Kerry se do t’i bëjë presion Phenianit që të kthehet në tavolinën negociuese për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor.

Zëvendësministri i jashtëm, Liu Zhenmin, pritet të arrijë të hënën në Phenian për një vizitë katër ditore, ndërsa fo të fokusohet në konsulta diplomatike, ka thënë zëdhënësi i tij në Pekin.

Sipas një njoftimi nga ministria e jashtme kineze, thuhet se Liu do të ketë “komunikim rutinor” me homologët koreano-verior.

Në tavolinën e bisedimeve, sipas kësaj komunikate, thuhet se do të jetë diskutimi i raporteve bilaterale mes dy vendeve, gjendja rajonale dhe çështje të tjera të intereit të përbashkët.
XS
SM
MD
LG