Ndërlidhjet

Thaçi: Nderim për Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën


Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarisë së Kosovës, ka bërë nderime para varrit të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, dhe para varrit të presidentit, Ibrahim Rugova.

Zoti Thaçi vlerësoi se në Kosovë sot shënohet 17 shkurti “ngjarja më kulmore në historinë e Kosovës, Dita e Pavarësisë”, ka njoftuar Zyra e kryeministrisë së Kosovës.

Mëtutje, zoti Thaçi theksoi se “jemi këtu në Prekaz për të marrë energji të mëtejshme të respektit për jetën, veprën dhe sakrificën heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes Jashari”.

Gjatë nderimit te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, zoti Thaçi theksoi se “duke rikujtuar sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit, rol të rëndësishëm për këtë histori të re të Kosovës dhe të shtetndërtimit ka luajtur presidenti Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit, kryeministri Hashim Thaçi, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishin së bashku gjatë nderimit te varri i Ibrahim Rugovës dhe te ai i Adem Jasharit.

Sot në gjithë Kosovën shënohet 17 shkurti i vitit 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG