Ndërlidhjet

Londër: Filmi më i mirë “12 vjet skllav”


Regjisori Steve McQuin (në mes) me rastin e marrjes së çmimit në ceremoninë BAFTA në Londër
Regjisori Steve McQuin (në mes) me rastin e marrjes së çmimit në ceremoninë BAFTA në Londër
Filmi “12 vjet skllav” është shpallur filmi më i mirë në Akademinë Britanike për Televizion dhe Arte (BAFTA), ndërsa aktori që e luajti rolin kryesor në këtë film, Chiwetel Ejiofor, është shpërblyer si aktori më i mirë.

Në ceremoninë e dhënies së çmimeve mbrëmë vonë në Londër, aktori Ejiofor, e falënderoi regjisorin, Steve McQuin, për sjelljen në skenë të tregimi të njeriut të lirë të zi, i cili ishte rrëmbyer në skllavëri në shekullin e 19-të në Jugun Amerikan.

Çmimi për rolen më të mirë iu dha aktores, Cate Blanchett, për personalitetin e saj në filmin “Jasemin Blu”.

Duke e marrë çmimin ajo tha se atë ia dedikon aktorit Philip Seymour Hoffman, i cili vdiq në fillim të këtij muaji.

Regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuaron, për filmin “Graviteti”.

Kjo ceremoni e filmit në Londër u mbajt para asaj më madhore në botë, Çmimet e Akademisë në Holivud, e njohur si ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, më 2 mars.
XS
SM
MD
LG