Ndërlidhjet

Itali: Matteo Renzi e formon qeverinë e re


Matteo Renzi (majtas) dhe Enrico Letta
Matteo Renzi (majtas) dhe Enrico Letta
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka kërkuar që lideri i Partisë Demokratike, Matteo Renzi, ta formoj qeverinë e re të këtij vendi.

Zoti Renzi, që është prefekt i qytetit Firencë, tha se nesër do t’i filloj bisedimet për formimin e koalicionit, me ç’rast ka parashikuar se negociatat për një qeveri stabile, do të zgjasin “pak ditë”.

Javën e kaluar, Matteo Renzi, brenda partisë së tij, e ka orkestruar përmbysjen e kryeministrit Enrico Letta, duke e akuzuar se ka dështuar ta ripërtrijë ekonominë italiane.

Nëse e fiton besimin në parlament, Matteo Renzi, 39 vjeçar, do të jetë kryeministri më i ri i Italisë deri tash.
XS
SM
MD
LG