Ndërlidhjet

Pakistan: U vra ish-ministri taliban


Pamje nga një pjesë e Peshavarit
Pamje nga një pjesë e Peshavarit
Raportohet se ish-ministri taliban, Alhaj Mawlawi Abdul Raqip, është vrarë në qytetin Peshavar në Pakistan.

Një burim i afërt me personin e vrarë i tha Radios Evropa e Lirë, shërbimi për Afganistanin, se ish-ministri taliban ishte vrarë sot nga persona të paidentifikuar e të armatosur.

Talibanët nuk e kanë konfirmuar vrasjen e pjesëtarit të tyre.

I ndjeri Raqip ishte ministër për refugjatë gjatë sundimit të talibanëve.
XS
SM
MD
LG