Ndërlidhjet

Soçi: Gjermania vazhdon të kryesoj me medalje të arta


Pamje nga garat e skiatorëve në Soçi

Pamje nga garat e skiatorëve në Soçi

Sportistët e Gjermanisë vazhdojnë të kryesojnë me numrin e medaljeve të fituara në garat e deritashme në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Përfaqësuesit gjermanë kanë fituar 7 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronxta.

E dyta në radhitje është Holanda, me 5 të arta, 5 të argjendta dhe 7 të bronxta, pason Norvegjia me 5 të arta, 3 të argjendta dhe 6 të bronxta, Zvicra deri tash ka fituar 5 të arta, dhe nga një të argjentë e të bronxë, pastaj klasifikohet vendi mikpritës Rusia, me 4 të arta, 7 të argjendta dhe 5 të bronxta.

Sportisët amerikanë, në garat e deritashme të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, kanë fituar 4 të arta, 4 të argjendta dhe 8 të bronxta, ndërsa Polonia i ka fituar katër medalje të arta.

Deri tash medalje kanë fituar sportisët e gjithsej 25 vendeve, por 7 prej tyre, nuk e kanë fituar asnjë të artë.
XS
SM
MD
LG