Ndërlidhjet

Berlin: Kancelarja Merkel takon liderët opozitarë ukrainas


Pamje nga një kamp i protestuesve në Kiev të Ukrainës
Pamje nga një kamp i protestuesve në Kiev të Ukrainës
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me liderët opozitarë nga Ukraina, Arseniy Yatsenyuk dhe Vitali Klitschko, për të diskutuar për krizëmn politike në Ukrainë.

Tash e tre muaj, protestuesit antiqeveri në Ukrainë kërkojnë dorëheqjen e presidentit , Viktor Yanukovich.

Sot qeveria u ka garantuar amnisti protestuesve, pasi ata u pajtuan që ta lirojnë ndërtesën e qeverisë lokale në Kiev dhe objektet e tjera qeveritare, që i kanë okupuar.

Protestuesit e burgosur gjatë demonstratave antiqeveri janë liruar javën e kaluar, por akuzat penale kundër tyre do të tërhiqen vetëm nëse ata pajtohen t’i lirojnë ndërtesat qeveritare.

Protestuesit janë pajtuar të tërhiqen nga një pjesë e rrugës Hrushevsky, që ishte qendër e përleshjeve të dhunshme ndërmjet protestuesve e policisë, në fund të muajit janar, por vazhdojnë të qëndrojnë në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev.
XS
SM
MD
LG