Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Regjimi i K. Veriore akuzohet për krime


Pamje nga brendia e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Pamje nga brendia e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Hetuesit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara e kanë akuzuar regjimin e Koresë Veriore, për kryerje të krimeve kundër njerëzimit, përfshirë asgjasimin, dhunën seksuale, urinë dhe skllavërimin.

Në një raport të publikuar sot, pas një vit e gjysmë të hetimeve, një panel i ekspertëve, i mandatuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, thotë se udhëheqja e Koresë Veriore duhet të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Në këtë raport, shumica e krimeve në Korenë Veriore, përshkruhen se janë kryer si “komponentë esenciale e sistemit politik, që ka lëvizur larg nga idealet, për të cilat ky vend pretendon se bazohet në to”.

Kryesuesi i Komisionit të OKB-së, Michael Kirby, tha se zyrtarët në Phenian kanë bërë krime të këtilla “nën kontrollin efektiv” të liderit Kim Jong Un.

Agjencia Reuters raporton se nëpërmjet një deklarte nga misioni i saj diplomatik në Gjenevë, Koreja Veriore “në mënyrë kategorike dhe tërësisht” e hedhë poshtë këtë raport.
XS
SM
MD
LG