Ndërlidhjet

logo-print

BE: 12 milionë euro për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë


Pamje nga Brukseli

Pamje nga Brukseli

Bashkimi Evropian e ka nënshkruar një kontratë që Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, t’i jepen 12 milionë euro, për të ndihmuar në shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Ky fond ishte premtuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, raporton AFP nga Brukseli.

Konsiderohet se çmimi i tërësishëm i kushtimit të shkatërrimit të këtij armatimi do të jetë 25-30 milionë euro.

Komisioni Evropian ka njoftuar se nënshkrimin për BE-në e ka vënë, komisionari për zhvillim, Andris Peibalgs.
XS
SM
MD
LG