Ndërlidhjet

Futboll: FFK kërkon që Januzaj të luaj për Kosovën


Adnan Januzaj në aksion

Adnan Januzaj në aksion

Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar nga ekipi Maçester Junajted, që Adnan Januzaj të debutoj në ndeshje ndërkombëtare, duke luajtur në takimin miqësor kundër Haitit më 5 mars, i kanë thënë agjencisë Reuters udhëheqës të FFK-së.

“Ftesa për Januzajn është simbolike, por ne besojmë se ai e ka obligim t’i tregoj popullit të vet se do të jetë atje kur është e nevojshme në një moment historik”, tha sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Mëtutje, zoti Salihu ka theksuar se “ne duhet të kemi një përgjigjje deri në fund të kësaj jave dhe paraqitja e Januzajt, thjeshtë, do të tregoj se ai nuk e ka harruar popullin e vet, megjithqë ai mund të luajë vetëm 10 ose 15 minuta”.

Mëtutje ai ka theksuar se FFK ka biseduar me babain e Januzajt dhe ka qartësuar se ylli 19 vjeçar i futbollit është i lirë të zgjedhë se për cilën kombëtare do të luaj në të ardhmen.

“Kjo është ndeshje miqësore, kështu që nuk do të paraqes pengesë dhe ai do të jetë në gjendje të luaj për këdo që e zgjedhë”, tha Salihu.

I lindur në Belgjikë, nga prindërit shqiptarë të Kosovës, Adnan Januzaj, kërkohet nga disa kombëtare të futbollit, përfshirë Belgjikën, Shqipërinë dhe Anglinë.
XS
SM
MD
LG