Ndërlidhjet

Kosovë: Partia e Ivanoviqit kërkon mbrojtje në liri


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Iniciativa qytetare Liria, demokracia, drejtësia, ka kumtuar sot se gjendja shëndetësore e liderit të saj, Oliver Ivanoviq, është përkeqësuar dhe ka kërkuar që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Kjo iniciativë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe qeverisë së Serbisë, që “sa më shpejtë dhe në mënyrë energjike” të përfshihen në dhënien e së drejtës që Ivanoviq të mbrohet në liri.

Kjo parti ka thënë se procesi kundër tij është i natyrës politike.

Oliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar nga misioni EULEX në Kosovë, i dyshuar se ka kryer krime të luftës në Kosovë gjatë dhe pas luftës.
XS
SM
MD
LG