Ndërlidhjet

logo-print

BE: Pezullohen negociatat me Zvicrën


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian i ka pezulluar për kohë të pacaktuar negociatat me Zvicrën, për pjesëmarrjen e saj në dy programe kërkimore, në paralajmërimin e parë të zemërimit pas referendumit zviceran me të cilin synohet ndalja e imigracionit.

Zëdhënësja e BE-së, Pia Ahrenkilde Hansen, tha sot se bisedimet pezullohen në pritje të “sinjalit të qartë” se si Zvicra planifikon ta respektoj marrëveshjen, me të cilën garantohet lëvizje e lirë e shtetasve ndërmjet BE-së dhe Zvicrës.

Mëtutje, ajo ka thënë se Zvicra e ka njoftuar BE-në se nuk do të garantoj lëvizje të lirë për shtetasit e anëtarit më të ri të bllokut, Kroacisë, kështu që Brukseli është detyruar t’i pezulloj bisedimet për programin Horizon 2020 dhe këmbimin akademik Erasmus.

Votuesit në Zvicër, në referendumin më 9 shkurt, me një diferencë të vogël e kanë mbështetur planin për ta ndalur imigracionin për të gjithë të jashtmit, përfshirë ata të BE-së, brenda tri vitesh.
XS
SM
MD
LG