Ndërlidhjet

Opozita ukrainase takoi Merkelin


Berlin, 17 shkurt 2014.
Berlin, 17 shkurt 2014.
Udhëheqësit e opozitës ukrainase kanë takuar në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar krizën politike në Ukrainë.

Vitali Klitschko ka thënë se ka kërkuar nga Merkel që të vendosë sanksione ndaj presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, dhe rrethit të tij të brendshëm.

Arseniy Yatsenyuk, ndërkaq, ka theksuar nevojën që Ukraina të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e partnerëve evropianë dhe perëndimorë.

Raportet nuk citojnë ende ndonjë koment të Merkelit pas takimit që është zhvilluar të hënën në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG