Ndërlidhjet

Bisedime për programin bërthamor të Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, për një marrëveshje afatgjate që do të kufizonte programin bërthamor të Teheranit, nisin sot në Vjenë.

Këto janë negociatat e para në nivel të lartë që nga marrëveshja e 24 nëntorit, sipas së cilës, Irani ka kufizuar disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Të hënën, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se nuk është optimist se bisedimet do të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme.

Bisedimet do të zhvillohen midis delegacionit iranian, të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, dhe përfaqësuesve nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të mbikëqyrë procesin.
XS
SM
MD
LG