Ndërlidhjet

Rusia dërgon këstin e radhës në Ukrainë


Ministri rus i Financave, Anton Siluanov.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ka thënë se Moska do të dërgojë këtë javë këstin prej 2 miliardë dollarësh në Ukrainë.

Kjo do ta çojë në 5 miliardë dollarë shumën e bonove të Ukrainës që ka blerë Rusia, prejse dy vendet janë dakorduar dhjetorin e kaluar që Rusia të blejë rreth 15 miliardë dollarë bono të Ukrainës, për të ndihmuar këtë vend që të dalë nga kriza e borxheve.

Rusia ka ofruar ndihmën pasi Qeveria e Ukrainës ka refuzuar një marrëveshje të tregtisë dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Një hap i tillë ka shkaktuar protesta masive në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG