Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria e Lirë Siriane shkarkon udhëheqësin


Pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane

Pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane

Ushtria e Lirë Siriane, e mbështetur nga Perëndimi, ka shkarkuar udhëheqësin e saj, duke e fajësuar për dështimet e luftëtarëve rebelë në luftën kundër forcave qeveritare dhe për një konflikt shkatërrimtar me rebelët islamikë të linjës së ashpër.

Këshilli Suprem i Ushtrisë ka thënë se gjenerali Salim Idriss është zëvendësuar për shkak të joefikasitetit të komandës së tij, në kohët e fundit.

Gjenerali Abdelilah al-Bashir është emëruar udhëheqës i ri i ushtrisë.
XS
SM
MD
LG