Ndërlidhjet

Kore e Jugut: 8 studentë të vdekur nga rënia e çatisë


Kore e Jugut, 17 shkurt 2014.

Kore e Jugut, 17 shkurt 2014.

Së paku tetë studentë universitarë kanë vdekur dhe 73 të tjerë janë plagosur nga rënia e çatisë së një ndërtese në qytetin e Koresë së Jugut, Gieongju.

Mediat lokale thonë se kolapsi duket të jetë shkaktuar si pasojë e borës së dendur, që është grumbulluar mbi çati.

Shumë studentë kanë arritur vetë të dalin jashtë, ndërsa të tjerë janë ndihmuar nga punëtorët e shpëtimit.
XS
SM
MD
LG