Ndërlidhjet

Venizelos sot në Beograd, nesër në Prishtinë


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos, arrin sot në Beograd si kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Në takim me zyrtarët e lartë të shtetit serb, ai do të bisedojë për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, për situatën në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Të mërkurën, Venizelos do të qëndrojë edhe në Prishtinë.

Greqia, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, është njëri nga pesë vendet anëtare të bllokut që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Në kuadër të turneut rajonal, Venizelos do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni dhe Shqipëri.
XS
SM
MD
LG