Ndërlidhjet

SHBA mohon akuzat e Venezuelës për konspiracion


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar akuzat e bëra nga presidenti i Venezuelës, se ato janë duke bërë konspiracione për të shkaktuar trazira në vendin e Amerikës Jugore.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se akuzat e tilla janë “të pabaza dhe false”.

Të dielën, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka urdhëruar dëbimin e tre zyrtarëve konsullorë të SHBA-së, për shkak të, siç ka thënë, konspiracionit dhe kërcënimeve.

Psaki ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar rreth dëbimeve.
XS
SM
MD
LG