Ndërlidhjet

Pakistan: 6 të arrestuar për vrasje me gurë


Pakistan

Pakistan

Gjashtë persona janë arrestuar në jugperëndim të Pakistanit, nën dyshimet për vrasjen e një burri dhe një gruaje me gurë, për tradhti të dyshuar.

Të dy ata, të martuar për njerëz të tjerë, besohet të kenë qenë në të 20-tat apo 30-tat e tyre.

Zyrtarët lokalë thonë se ata janë gjuajtur me gurë nga turma, të dielën, në një fshat të largët në provincën Baluçistan.

Sipas zyrtarëve, babai dhe vëllai i gruas, si dhe babai dhe xhaxhai i burrit janë arrestuar, së bashku me një klerik që ka lëshuar urdhrin për vrasjen e tyre. Një tjetër person i lidhur me klerikun po mbahet po ashtu në burg.

Qindra njerëz vriten çdo vit në Pakistan, në emër të mbrojtjes së “nderit të familjes”, por gjuajtja me gurë është shumë e rrallë.
XS
SM
MD
LG