Ndërlidhjet

Peticion për lirimin e gazetarit australian


Prindërit e gazetarit australian, Peter Greste.
Prindërit e gazetarit australian, Peter Greste.
Prindërit e një gazetari australian, i cili po mbahet nën akuzat për terrorizëm në Egjipt, kanë nisur një peticion online, që bën thirrje për lirimin e tij.

Gazetari i Al Jazeera-s, Peter Greste, është akuzuar, së bashku me disa kolegë të tij, për publikim të gënjeshtrave që kanë dëmtuar interesat kombëtarë të Egjiptit.

Prindërit e Greste, Lois dhe Juris, kanë mbledhur mbi 30,000 nënshkrime përmes peticionit në ueb-faqen avaaz.org.

Greste dhe dy kolegë të tij janë arrestuar në hotelin e tyre në Kajro në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG