Ndërlidhjet

Përleshje midis policisë dhe protestuesve në Ukrainë


Kiev, 18 shkurt 2014.
Kiev, 18 shkurt 2014.
Policia ukrainase është përleshur me protestuesit antiqeveritarë në Kiev.

Raportet thonë se dhuna ka shpërthyer pasi protestuesit kanë kaluar kordonin që ruante godinën e parlamentit.

Policia ka hedhur granata tymi, pasi është sulmuar me gurë nga protestuesit.

Mijëra protestues kanë marshuar nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev drejt parlamentit, duke kërkuar që të votohen reformat që kufizojnë pushtetin e presidentit Viktor Yanukovych.

Protestat antiqeveritare në Ukrainë kanë nisur gati tre muaj më parë.
XS
SM
MD
LG