Ndërlidhjet

logo-print

Nis gjykimi kundër dy opozitarëve rusë


Leonid Razvozzhayev - Moskë, 18 shkurt 2014.

Leonid Razvozzhayev - Moskë, 18 shkurt 2014.

Një gjykatë në Moskë ka hapur gjyqin kundër dy aktivistëve rusë të opozitës, Sergei Udaltsov dhe Leonid Razvozzhayev.

Të dy ata akuzohen për përgatitjen e trazirave masive në rajonet ruse dhe organizimin e një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në Sheshin Bolotnaja të Moskës.

Kjo protestë, e zhvilluar në maj të vitit 2012, është shndërruar në dhunë, me dhjetëra policë dhe protestues të plagosur.

Razvozzhayev akuzohet po ashtu për kalim igelal të kufirit.

Udaltsov dhe Razvozzhayev mohojnë çdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG