Ndërlidhjet

Tre të vrarë në përleshjet në Bangkok


Bangkok, 18 shkurt 2014.

Bangkok, 18 shkurt 2014.

Së paku tre persona, në mesin e tyre një polic, janë vrarë në Bangkok, derisa autoritetet kanë nisur një operacion për të pastruar rrugët nga protestuesit antiqeveritarë.

Rreth 60 persona janë plagosur, ndërsa 100 të tjerë janë arrestuar.

Pamjet televizive kanë treguar re të gaztit lotsjellës pranë ndërtesës së qeverisë.

Protestuesit kanë protestuar qysh në muajin nëntor për të rrëzuar kryeministren Yingluck Shinawatra.

Ata akuzojnë qeverinë e Yingluckut se shërben për interesa të vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinaëatra, i cili është përmbysur nga një grushtshtet në vitin 2006, pasi është akuzuar për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.
XS
SM
MD
LG