Ndërlidhjet

Ushtarë dhe civilë të vrarë në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Zyrtarët thonë se gjashtë ushtarë afganë dhe tre civilë janë vrarë nga dy shpërthime bombash në pjesën lindore të Afganistanit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Noman Atefi, ka thënë se njëri nga shpërthimet ka ndodhur në qarkun Alasay të provincës Kapisa, derisa ushtarakët ktheheshin nga një operacion.

Ai ka thënë se sulmi ka shkatërruar krejtësisht makinën e ushtrisë.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët.

Në një tjetër zhvillim, tre civilë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në provincën Paktia.
XS
SM
MD
LG