Ndërlidhjet

logo-print

Musharraf në gjykatë për tradhti


Pervez Musharraf

Pervez Musharraf

Ish-presidenti ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka arritur për herë të parë në gjykatë, për t’u përballur me akuzat për tradhti.

Gjykata speciale pritet ta padisë atë për shkelje të kushtetutës dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vititn 2007, në kohën kur ka qenë president.

Akuzat mund të bartin dënimin me vdekje.

Musharraf ka thënë se rasti është i motivuar politikisht.

Ai përballet edhe me disa akuza të tjera që datojnë nga sundimi i tij në periudhën 1999-2008.
XS
SM
MD
LG