Ndërlidhjet

Arrestohen Pussy Riot në Sochi


Ilustrim
Ilustrim
Policia ruse ka arrestuar anëtaret e pank-bendit Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maroa Alyokhina të martën në Sochi, njoftojnë aktivistet për mediet ndërkomëbëtare.

“Jemi në makinë të policisë. Po na dërgojnë në stacionin policor të qarkut Adler”, i ka thënë përmes telefonit Alyokhina agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Të dy aktivistet kanë shkruar në Tëitter se janë arrestuar nga një grup i madh policësh dhe forcash të sigurisë jashtë një kishe në resorin turistik të Detit të Zi.

Ato po ecnin skaj rrugës kur janë prangosur, thonë aktivistet.

Tolokonnikova dhe bashkëshorti i saj Pyotr Verzilov thanë se ishin duke planifikuar një protestë të quajtur “Putin ju mëson se si të duani atdheun.

Alyokhina dhe Tolokonnikova janë liruar nga burgu në dhjetor, pasi kaluan dy vjet në burg për shkak të performancës së tyre, ku kënduan kundër presidentit rus Vlladimir Putin në katedralen moskovite.

Tolokonnikova tha të martën se po arrestohet për të tretën herë me radhë, prej se është liruar nga burgu.

"Më 16 shkurt jemi mbajtur për më gjatë se shtatë orë, më pas më 17 shkurt, na mbajti FSB-ja për më shumë se 10 orë”, shkruan ajo.

FSB është akronimi i Shërbimit Federal të Sigurisë ruse, që zëvendëson KGB-në e dikurshëm famëkeq.

Tolokonnikova ka bërë po ashtu të ditur se ajo tani po akuzohet për “vjedhje”.

Policia lokale sipas medieve ndërkombëtare, ende nuk ka komentuar për këto arrestime.
XS
SM
MD
LG