Ndërlidhjet

Itali - Gjenden dy të vdekur në barkën e migrantëve


Ilustrim
Ilustrim
Dy trupat të pajetë janë gjetur në një barkë të migrantëve që u nxorr nga mesdheu, njoftojnë autoritetet italiane të martën.

Gomona e cila po bartte 123 emigrantë, 107 burra dhe 16 gra, kishte dërguar një SOS për ndihmë të hënën në mëngjes tek autoriteti portual në Palermo, thonë rojet bregdetare italiane.

Një anije greke që nuk gjendej larg me këtë gomone, iu kërkua t’i shpëtoj emigrantët.

Emigrantët e shpëtuar, sipas autoritetet italiane, janë nga Solamia.

Ata pritet të ankorohen të martën pasdite në portin sicilian Augusta.

Për çdo vit, dhjeta mijëra njerëz ikin nga konflikti ose varfëria, në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azia, në kërkim për një jetë më të mirë në Bashkimin Evropian.

Italia është vendi kyç transit për këta emigrantë.
XS
SM
MD
LG