Ndërlidhjet

Shtatë bomba konsekutive vrasin 11 veta në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 57 të tjerë janë plagosur të martën, pas një serie shpërthimesh në jug të qytetit irakian Hilla, njoftojnë autoritetet e atjeshme.

Shtatë bomba kanë shpërthyer njëra pas tjetrës në qendër të qytetit, njofton policia.

Makinat bomba janë një prej armëve më vdekjeprurëse që përdorin kryengritësit në Irak, gjatë viteve të fundit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se 8,868 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak gjatë vitit 2013.
XS
SM
MD
LG