Ndërlidhjet

Merkel mundohet ta kthejë ”besimin” në opinion


Ilustrim
Ilustrim
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërtën se po kërkon të rikthej “besimin” brenda koalicionit qeverisës pas shkeljes së sekretit shtetëror nga një anëtar i kabinetit të saj.

“Unë jam shumë optimiste se do t’ia dalim”, ka thënë Merkel në një konferencë për gazetarë, katër ditë pasi largoi nga posti ministrin Hans-Peter Friedrich i cili lajmëroi një kolegë të tij për hetimet që po bëhen ndaj një politikani për pjesëmarrje në pornografi me fëmijë.

Politikani i Partisë Social Demokratike (SPD) që ishte lajmëruar për këto hetime , ishte atëbotë ne opozitë.

Më pas, SPD-ja nënshkroi një marrëveshje koalicioni me konservativët Kristian Demokrat (CDU) të Angela Merkel, dhe u futën në qeveri, dy muaj më parë.

Mirëpo tani SPD është në shënjestër të medieve gjermane pasi akuzohet se ka keqpërdorur këtë informatë, dhe kështu ka krijuar krizën e parë serioze për Merkelin në dy muajt e parë të koalicionit të saj të madh.

“Do t’i diskutojmë të gjitha gjërat”, ka thënë Merkel ndërsa paralajmëroi se bisedimet brenda koalicionit janë caktuar për të martën mbrëma, me liderin e Unionit Kristian Social (CSU) Horst Seehofer dhe atë të SPD-së Sigmar Gabriel.

Sipas Merkel, të tre liderët politik janë “të njëjtën obligim” që të rikthejnë besimin e publikut në koalicionin dhe sundimin e ligjir.

Merkel po ashtu shtoi në këtë konferencë, se pavarësisht nëse ish-ministri i saj Friedrich, ka shkelur apo jo ligjin ai “mori përgjegjësinë politike për mundësinë se besimin ishte shkelur”.

Ajo paralajmëroi edhe se një komitet parlamentar do të takohet të mërkurën, për të hedh më shumë dritë në këtë kontraversë.

Hans-Peter Friedrich ishte ministër i brendshëm në qeverinë e fundit të Merkel.

Gjatë tetotir, ai i kishte dhënë një informatë sekrete se deputeti Sebastian Edathy nga SPD-ja po hetohet për blerjen e disa fotografive pornografike të djemve të mitur.

Edathy kishte hedh poshtë mundësinë se ka shkelur ligjin, mirëpo kishte dhënë dorëheqje nga mandati i tij si deputet.

Friedrich ndërkaq kishte thënë se qëllimi i dhënies së informatës, ishte që të sigoruhet se Edathy nuk do të merr ndonjë post qeveritar në kabinetin e ri të Merkel.
XS
SM
MD
LG