Ndërlidhjet

Vriten tre protestues, plagosen 150 të tjerë në Kiev


Ukrainë - Policia ukrainase sulmohet me koktej mollotovi përderisa ruajnë ndërtesat qeveritare në Kiev, 18 shkurt, 2014
Ukrainë - Policia ukrainase sulmohet me koktej mollotovi përderisa ruajnë ndërtesat qeveritare në Kiev, 18 shkurt, 2014
Të paktën tre protestues anti-qeveritar janë vrarë dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur të martën gjatë përleshjeve të reja ndërmjet të policisë dhe demonstruesve në Kiev, njoftojnë ekipet mjekësore opozitare.

Mjekët që menaxhojnë me një spital fushor opozitar, thonë se shumica e viktimave kanë pësuar nga granatat tymuese, ndërsa një personi i është amputuar dora.

Sipas opozitarëve, mbi 30 protestues janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marr lëndime në kokë nga plumba gome dhe granatat tymuese.

Në anën tjetër, Moska zyrtare ka akuzuar politikat e vendeve perëndimore për përleshjet e fundit në kryeqytetin ukrainas.

“Ajo që po ndodh është pasojë direkte e mbylljes së syve në mesin e liderëve perëndimore dhe agjencive evropiane të cilat nuk po i shohin veprimet radikale të protestuesve ukrainas që po ngjajnë që nga fillimi i krizës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

“Opozita nuk është më në gjendje të kontrolloj situatën brenda aradheve të veta”, thuhet në këtë komunikatë, ku akuzohen protestuesit për sulm ndaj policisë.
XS
SM
MD
LG