Ndërlidhjet

logo-print

Kaos në Jemen, vriten 11 persona


Ilustrim

Ilustrim

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur të martën gjatë përleshjeve të armatosura ndërmjet të seperatistëve dhe ushtrisë në qytetin Daleh në Jemen.

Një ushtarak ka thënë për mediet vendore, se një sulmues i armatosur ka zënë në prit një konvojë të ushtrisë, duke i sulmuar me minahedhës dhe armë automatike.

Ai “vrau pesë ushtarë, përfshirë edhe një oficer, ndërsa lëndoi tetë ushtarë të tjerë”, thotë ushtaraku.

Një aktivist ndërkaq njoftoi se, në mesin e kryengritësve janë tre të vrarë, ndërsa mbi 20 janë plagosur, shumica prej të cilëve janë civil.

Sipas militantëve, kryengritësit kanë zënë rob 15 ushtarë gjatë përleshjeve, pasi tre prej tyre ishin rrëmbyer në përleshjet e së hënës.

Seperatistët në krahinën që dikur ishte e pavarur në jug të Jemenit, kanë bojkotuar dialogun ndërsa janë pajtuar muaj më parë që të transformojnë Jemenin në një federatë.

Jemeni Jugor ishte i pavarur pas përfundimit të sundimit kolonial britanik në vitin 1967.

Ai më pas iu aneksua, pa dëshirë, veriut në vitin 1990.
Mbështetja për kthimin e pavarësisë në jug të Jemenit është e madhe, posaçërisht në Daleh.
XS
SM
MD
LG