Ndërlidhjet

Hollande kujton ‘borxhin’ francez ndaj myslimanëve të vrarë


Francë - Xhamia Al Ihsan në Argenteuil, në paralagjen veriore të Parisit (Ilustrim)
Francë - Xhamia Al Ihsan në Argenteuil, në paralagjen veriore të Parisit (Ilustrim)
Presidenti francez François Hollande tha të martën se Franca “i ka boxrh” luftëtarëve mysliman që kanë vdekur në Luftën e Parë Botërore, ndërsa u zotua për një luftë të pakompromis kundër racizmit dhe diskriminimit.

“Franca nuk do ta harroj kurrë çmimin e paguar me gjak” të ushtarëve myslimanë, tha Hollande gjatë një vizite që i bëri xhamisë kryesore në Paris në Argenteuil, të cilën e vizitoi për herë të parë prej se është zgjedhur president në vitin 2012.

Porosia e tij vjen në prag të përgatitjeve për 100 vjetorin e shënimit të luftës së parë botërore.

Sipas shifrave të publikuara në vitin 2010 nga ministria franceze e mbrojtjes, rreth 600 mijë trupa të kolonive franceze kanë marr pjesë në luftë mes viteve 1914-18.

Mbi 70 mijë prej tyre ishin mysliman, që kanë vdekur në betejë.

Franca ka numrin më të madh të popullatës myslimane në Evropën Perëndimore, që vlerësohet të jetë rreth 5 milion.

Mirëpo, raportet shpesh tensionohen mes qeverisë dhe këtij komuniteti, posaçërisht pas ndalimit të mbulimit të tërësishëm të fytyrës së femrave në publik.

Islami është “tërësisht në përputhje me vlerat e Francës”, ka thënë të martën presidenti Hollande.

“Ky homazh është thirrje për respekt”, shtoi Hollande ndërsa u zotua se “do të luftojë pamëshirshëm diskriminimin, pabarazinë dhe racizmin” si dhe kundër “veprimeve dhe veprave anti-myslimane”.
XS
SM
MD
LG