Ndërlidhjet

Tensione të reja në Maqedoni


Protesta në Maqedoni
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:19 0:00

Protesta në Maqedoni

Qindra punëtorë të firmave të falimentuara të pakënaqur nga ligji i ri që përfshin këtë kategori, të martën kanë protestuar para Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Meqë kryetari i Sindikatave të Maqedonisë nuk iu përgjigj kërkesës së protestuesve për t'u takuar, ata të të revoltuar kanë pyetur si ka mundësi që Sindikata t'i harrojë ata të cilët dikur ishin punëtorë dhe pjesë e kësaj shoqërie duke e quajtur kreun e sindikalistëve “tradhtar, dhe mbrojtës të interesave shtetërore”.

Ata vazhduan protestat para Parlamentit dhe më pas para Qeverisë së Maqedonisë, ku është shënuar një atmosferë e tensionuar mes forcave policore dhe kryetares se Shoqatës së Punëtorëve "UNIT" Liljana Georgievska e cila është një nga organizatoret e kësaj proteste.

Protestuesit kanë theksuar se ligji për të drejtat e punëtorëve të firmave të falimentuara është miratuar sa për sy e faqe në funksion të fushatës parazgjedhore dhe njëkohësisht përjashton realizmin e pjesës më të madhe të punëtorëve falimentues, gjegjësisht të drejtat e punëtoreve me mbi 25 vjet stazh pune dhe status të pazgjidhur dhe ata që shpallur si tepricë teknologjike.

“Nuk kemi bukë të hamë. Mjaft është më. Kjo është një protestë paralajmëruese sepse në të ardhmen nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, këta të qeverisë do të përballen me atë që ndodhi në Bosnjë dhe Ukrainë”, ka theksuar Georgievska.

Ajo tha se kategoria e punëtorëve të firmave të falimentuara, të papunësuar me mbi 25 vjet stazh pune dhe tepricë teknologjike numëron mbi 40.000 persona dhe për ta në muaj shteti do të ndante nga tre milionë euro ose në vit përafërsisht 40 milionë euro që është shumë më pak se investimet jokapitale dhe reklamat e qeverisë.

Punëtorët e firmave të falimentuara thonë se do të vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë deri sa të zgjidhet problemi i tyre.

“Erdhëm nga e gjithë Maqedonia, nga të gjitha firmat e falimentuara. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, pos asaj për çka kemi kontribuar me paratë tona për sigurim pensional, sigurim shëndetësor. Nuk kërkojmë paratë e kryeministrit Gruevski, ai le të ndërtojë sa të dojë projekte si Shkupi 2014. Në këtë moshë mua askush nuk më merr në punë”, thotë Dragan Tasevski nga Kocani.

"Kërkojmë që të gjithë punëtorët nga firmat e falimentuara nga viti 1991 deri më sot të përfshihen në ligjin e falimentuesve, ne kemi dhënë mundin tonë, djersën tonë dhe tani në moshë të thyer jetojmë pa pikë dinjiteti, pa asnjë të ardhur në familje”, ka deklaruar Marika Miteva nga Shtipi.

Këto protesta janë mbështetur dhe nga lëvizja e sindikatave Lenka dhe lëvizja majtiste Solidarnost sipas të cilëve ligjet gjithnjë e më shumë janë në funksion të mbrojtjes së interesave të të pasurve në kurriz të shtesës më të varfër në Maqedoni.

Ndryshe, përmes ligjit për zhdëmtimin e personave të ndërmarrjeve falimentuese i cili u miratua javën e kaluar do të përfitojnë afro 3 mijë persona të ndërmarrjeve falimentuese dhe atë nga 7 prilli i vitit 2004 deri më 31dhjetor të vitit 2013, ka sqaruar ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi dominuese të shtetit do të përfshihen në mënyrë plotësuese rreth 3 mijë persona të cilët do të fitojnë sigurim material në vlerë prej 34 për qind të pagës minimale, apo rreth 7,100 denarë, plus sigurimin shëndetësorë”, ka sqaruar Spasov.

Sipas tij, Maqedonia është shtet social dhe në kontuinitet angazhohet për përmirësimin të standardit jetësor, veçanërisht të kategorisë më të ulët sociale.
XS
SM
MD
LG