Ndërlidhjet

Vritet një azilkërkues, plagosen 77 në qendrat australiane


Ilustrim

Ilustrim

Një azilkërkues është vrarë ndërsa mbi 77 të tjerë janë lënduar në trazirat e dyta këtë javë në një qendër korrektuese në Papa Guinean e Re, njoftoi ministri australian i emigracionit të martën.

Ministri Scott Morrison tha se trazirat nisën kur të 'paraburgosurit' dolën pa leje nga qendra, mirëpo avokatët e të drejtave të refugjatëve thonë se trazirat ishin nxitur nga banorët lokal të Ishullit Manus dhe policia, të cilët sulmuan objektin me refugjatët.

Një azilkërkues vazhdon të jetë në gjendje të rëndë pasi ka marr plagë në kokë.

Edhe një tjetër është plagosur me armë zjarri gjatë përleshjeve në këtë ishull të vogël, në Para Guinean e Re.

Kjo qendër korrektuese është pjesë e qëndrimit të ashpër që po mban qeveria e kryeministrit Tony Abbott për çështjen e emigracionit, e cila shpesh ka qenë pjesë e kritikave të grupeve për të drejtat e njeriut.

Australia përdor qendra korrektuese në Ishullin Manus dhe vende të tjera përreth Paqesore, për të procesuar refugjatët.

Emigrantët e zënë nga shteti australian, zakonisht dërgohen në këto qendra para se të njoftohen për statusin e tyre.

Incidenti i fundit kishte shpërthyer të dielën, kur azilkërkuesit kishin tentuar që të thyejnë perimetrin e sigurisë në këtë qendër korrektyese.

Me këtë rast 35 veta arritën që të arratisen, mirëpo të njëjtit u zunë më vonë nga policia.

19 persona ishin lënduar gjatë këtij incidenti.

Tetë prej tyre ishin arrestuar nga policia për nxitje të trazirave.
XS
SM
MD
LG